“T’u hiqet licenca dhe KEDS t’i kthehet shtetit”

“T’u hiqet licenca dhe KEDS t’i kthehet shtetit”

Në rast se KEDS nuk arrinë që ta përmbushë kontratën për furnizim 24 orë me energji elektrike, atëherë sipas Rinora Gojanit, qeveria e Kosovës duhet t’ia heq licencen dhe kjo kompani t’i kthehet shtetit të Kosovës.

Sipas saj, një menaxhim të tillë kishte qenë edhe në kohën ë KEK-ut dhe kthimi i KEDS në pronësi të shtetit do të thotë se 30 milionë eurot sa i fitojnë pronarët turq, do të kishin qenë pjesë e buxhetit të shtetit.

“Obligimi i KEDS-it është që qytetarët ti furnizojë 24 orë më rrymë qytetarët, pavarësisht a mund të prodhohet e gjithë energjia nga KEK-u apo jo.Qeveria dhe ZRRE e kanë për detyrë që ta monitorojë KEDS-in se a po i përmbush obligimet e saj. Prandaj, qeveria dhe ZRRE duhet që  të jenë më të zëshëm ti mbrojë interesin e qytetarëve e jo atë të kompanive private. Po dëshmohet që KEDS po dështon që ti kryejë obligimet e saj, atëherë tu hiqet licenca dhe të kemi kompani tjetër apo edhe ti kthehet shtetit, sepse për një menaxhim të tillë kemi pasur edhe në kohën e KEK-ut dhetë paktën qato 30 milionë euro i kanë shku shtetit”, ka thënë Gojani.

InDoks | Biznesi famëkeq

InDoks | Biznesi famëkeq

Posted by Insajderi on Sunday, 9 December 2018