Turku gjuan me armë zjarri në dasmën në Pejë

Turku gjuan me armë zjarri në dasmën në Pejë

Do të ndërmerren veprimet sipas procedurave ligjore Një person në Pejë është arrestuar sot për shkak se ka gjuajtur me armë zjarri në një dasmë, njofton Policia e Kosovës.

Po ashtu policia bën të ditur se i dyshuari është shtetas turk.

“Gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë ‘Grizly’ prodhim turk cal. 9.9 mm. Personi i dyshuar është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon që tu shmangen veprimeve të kundërligjshme për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve.