Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilën shkaktuan dhunën derisa po shënonin ditën e “1 Majit” në sheshin Taksim në Stamboll, ku si pasojë janë arrestuar mbi 200 persona, raporton Reuters.
Policia ishte munduar të ndalojë 200 pjesëmarrës në protestën në Gajretepe, të cilët ishin nisur drejt sheshit Taksim edhe përkundër faktit që autoritet e këtij qyteti ua kishin ndaluar një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.
Policia është detyruar të përdor gaz lotsjellës dhe plumba gomë për ta shpërndarë turmën e protestuesve të cilët po tentonin të futeshin në sheshin Taksim, duke brohoritur “Taksimi është i yni dhe do të mbetet”.
Por edhe në sheshin Beshiktash policia kishte rrethuar dhjetëra persona, të cilët gjithashtu kishin tentuar të futen në sheshin Taksim.
Në total janë arrestuar 207 persona, ka bërë të ditur zyra e guvernatorit të Stambollit, duke shtuar se në këtë protestë janë konfiskuar 40 koktejë molotovi, 17 bomba dore dhe 176 fishekzjarrë, gjithashtu janë konfiskuar edhe një numër i posterëve.