Turqit e arrestuar po mbahen në ambasadë dhe aeroport? – Kolegji kërkon ndihmën e mediave

Turqit e arrestuar po mbahen në ambasadë dhe aeroport? – Kolegji kërkon ndihmën e mediave

Zyrtarët e Kolegjit ‘Mehmet Akif’ po insistojnë se tashmë gjashtë të arrestuarit turq nuk janë deportuar në Turqi. Thonë se atyre nuk iu është dhënë e drejta e kontaktit. Sipas tyre disa po mbahen të fshehur në aeroport e disa ne ambasadën turke.

Njoftimi i plotë i tyre:

Avokatëve dhe familjarëve e personave të kidnapuar dhe siç është përhapur deri më tani kinse të deportuar në Turqi nuk iu është dhënë e drejta e kontaktit dhe nuk iu jipet asnjë informacion në lidhje me ta.

Sipas disa informacioneve të ardhura z. Mustafa Erdem dhe z. Yusuf Karabina po mbahen ende në ambasadën turke në Prishtinë ndërsa z. Hasan Huseyin Gunakan, z. Kahraman Demirez dhe z. Cihan Ozkan mbahen ende të fshehur në aeroportin Adem Jashari, për doktorin Osman Karakaya nuk dihet fati i tij.

Thërrasim institucionet mediat dhe shoqërinë civile që të kërkojnë llogari nga institucionet në fjalë të bllokojnë urgjent deportimin e jashtëligjshëm të tyre duke vepruar menjëherë nga që në çdo çast pritet deportimi i tyre në rrugë të fshehura.
Kosova ende ka shpresë të ruaj dinjitetin e saj.