Tusk arrin në Kosovë, takohet me Thaçin

Tusk arrin në Kosovë, takohet me Thaçin

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka arritur në Prishtinë.

Ai është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky është takimi i mbyllur për media ndërkaq më vonë pritet të mbahet konferencë në hollin e Kuvendit.

Sipas njoftimit Tusk nuk pritet të takohet me ndonjë lider tjetër shtetëror pos Presidentit Thaçi.

Qëllimi kryesor i vizitës së Tusk në Kosovë po qëndron për është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor i cili do të mbahet në Sofje më 17 maj.