Energji e re për problemin e vjetër

Tusk-Hotit: Rinise dialogun me energji të re

Donald Tusk e ka uruar Avdullah Hotin. Ka thënë se është i lumtur që LDK tash udhëheqë me Kosovën, si anëtare e partive popullore evropiane. Por, gjithashtu i ka kërkuar rifillim të dialogut me Serbinë.

Tusk-Hotit: Rinise dialogun me energji të re

Ish-presidenti i Këshillit Evropian dhe tani presidenti i Partive Popullore Evropiane, Donald Tusk, i ka shkruar letër kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hotit, ku e uron për postin dhe e inkurajon në rifillim të dialogut me Serbinë, njofton Insajderi.

“Emërimi juaj vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të mëdha: pandemia COVID-19, pasojat e saj ekonomike dhe sociale të lidhura me atë dhe nevoja urgjente për pajtim politik në rajon me qëllim të arritjes së një stabiliteti më të madh për tërë Evropën”, i shkruan Tusk Hotit.

“Dialogu me Beogradin gjithashtu duhet të rifillohet me energji të re: me të vërtetë, duket se tani është një moment i ri për këtë”.

Tusk, përmes shkronjave, ka shprehur edhe gëzimin e tij që një anëtare e familjes së partive popullore siç është Lidhja Demokratike e Kosovës tani udhëheqë me Qeverinë e Kosovës.

Por, Tusk nuk ka lënë pa përmendur se ai shpreson ta shohë “një LDK të fortë dhe të bashkuar në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve të saj”./Insajderi.com