Netflix po prezanton një buton të ri për të ndihmuar shërbimin e transmetimit me rekomandime edhe më të mira për abonuesit.
Two Thumbs Up, do të ndihmojë Netflix të kuptojë se çfarë duhet t’u tregojë abonentëve individualë, gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit të tregojnë se atyre u pëlqeu vërtet diçka.
“Anëtarët nuk kanë pasur kurrë aq shumë mundësi argëtimi të shkëlqyera sa kanë tani,” thotë për The Verge Christine Doig-Cardet, drejtore e inovacionit të produkteve dhe përvojave të personalizimit në Netflix .
“Të jesh në gjendje të gjesh shfaqjet dhe filmat që do të duash është vërtet e rëndësishme. Ne duam të vazhdojmë ta bëjmë Netflix vendin ku është më e lehtë të zgjedhësh diçka për të parë.”
Doig-Cardet thotë se përdoruesit nuk mendonin se ishte e mjaftueshme të tregonin se cilët tituj u pëlqenin dhe cilët nuk u pëlqenin, dhe butoni i ri duhet t’i ndihmojë abonentët të gjejnë më lehtë shfaqjet dhe filmat të Netflix.
Butoni i ri Two Thumbs Up mund të gjendet pranë butonave Thumbs Up dhe Thumbs Down në ndërfaqet në ueb, TV, Android dhe iOS të Netflix duke filluar që sot.