“Ty Lulzim, të dhimbte barku… Por ne duam prova”

“Ty Lulzim, të dhimbte barku… Por ne duam prova”

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka sulmuar ashpër me një status në Facebook, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Tek gjyqi i dytë ty të dhimbte barku, kështu thotë raporti në dosje”, shkruan Braçe, që i kundërvihet Bashës për shkak të deklaratës që ky i fundit ka bërë sot, pas përfundimit të seancës me dyer të hapura, të Komisionit të Mandateve në Kuvend.

Më poshtë, statusi i plotë i deputetit Erjon Braçe:

“Lulzim!

Ti refuzove te gjykohesh per nje akuze te kopsitur, shpike ceshtje dhe ju drejtove gjykateses Hajdari, duke uleritur se provat dhe aktakuza ndaj teje, per vjedhjen 230 milione dollare, u paraqiten jashte afateve procedurale-sipas teje.

Nuk i more ne dorezim ti provat e aktakuzen dhe, keshtu shpetove, nga gjykatesja Hajdari, gjykate me gjykate deri tek e larta.

Ti mund te genjesh Fevziun-aq di ai, por nuk mund te genjesh kerkend tjeter.

Ishin dy gjyqe ne Gjykaten e Larte, i pari-ai qe hape ti me gjykatesen Hajdari, i dyti-ai qe hapi prokuroria dhe ishte gjyq themeli.

Tek i pari ti u paraqite.

Tek i dyti ty te dhimbte barku, keshtu thote raporti ne dosje.

Gjithnje:

Për të refuzuar provat se ishin paraqitur jashtë afati.

Kurse te kjo seanca qe te gjithe po shohin e degjojne, por kerkohet vec nje gje:

Proooovaaaat!

Nuk dënohet kush në këtë vend se dua unë, do ti, Sali Berisha dhe cilido tjetër.

Dënohet vetëm mbi bazë provash!

Ato qe per ty ishin uleritese, por ti i refuzove se ti dhane disa minuta me vonese-sipas teje gjithnje.”, shkruan bota.al.