U aksidentua disa javë me parë në Gjakovë, vdiq dje në spital

U aksidentua disa javë me parë në Gjakovë, vdiq dje në spital

Ka ndërruar jetë një person pasi që ka marrë plagë të rënda nga një aksident trafiku disa javë më parë,  ka bërë të ditur nga mjeku kujdestar në QKUK.

Aksidenti ka ndodhur në Komunën e Gjakovës, në fund të qershorit të këtij viti, njofton Policia  e Kosovës.

“Mjeku kujdestar në QKUK  ka konfirmuar se ka ndërruar jetë një mashkull K/Shqiptar i cili ka qenë i lënduar rëndë në një aksident trafiku i shkaktuar më datë 29.06.2019”.

Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.