Një person ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës të premten, njofton Insajderi.
Viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga nja aksident trafiku i shkaktuar para disa ditësh në Prizren.
“Rr. Besim Shala, Prizren 13.01.2021 – 19:15. Lidhur me rastin, me 15.01.2021 i dyshuari mashkull kosovar drejtuesi i veturës, i cili kishte pësuar lëndime, ka ndërruar jetë në QKUK”, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com