U aksidentua para dy javëve, vdes një grua në QKUK

U aksidentua para dy javëve, vdes një grua në QKUK

Një grua e cila ishte aksidentuar më datë 3 mars në Prizren, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të rënda.

Kështu thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë, në të cilin njoftohet se bëhet fjalë për viktimën e aksidentit që ka ndodhur në rrugën “Mejdani i Shkodrës”.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

“Rr. Mejdani i Shkodrës, Prizren, -03.03.2021-13:40.Raportohet se me datë 14.03.2021 në QKUK –Prishtinë si pasojë e lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com