Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti që ka pësuar më datë 22 dhjetor të këtij viti, njofton Insajderi.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës në njoftimin e tyre 24-orësh, derisa bënë të ditur se aksidenti ku ishte i përfshirë viktima ka ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës.
trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Skivjan, Gjakovë 22.12.2020 – 09:00. Me datën 26.12.2020 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK prej datës 22.12.2020 për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë, trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com