U aksidentuan në rrugë, pastaj dalin e rrahen mes veti

U aksidentuan në rrugë, pastaj dalin e rrahen mes veti

Gjashtë persona janë arrestuar pas një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Ata dolën dhe u rrahën në mes vete, saktësisht në fshatin Pestovë.

Dy zyrtarë policorë kanë marrë lëndime teksa kanë arrestuar të acaruarit.

Të gjithë të lënduarit morën tretman mjekësor.

Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com