
U përfol emri tij në momentin kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e emëroi zëvendësministër të Financave.
Kjo pasi Qazim Rrahmani, ishte dënuar në vitin 2018 nga Gjykata Themelore e Prishtinës për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, gjatë kohës sa ishte zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Por ai në Pressing tha se “është i pastër si loti”, madje theksoi se nuk bëhet fjalë për 12 mijë euro, por për 3 mijë.
“Unë me ligjin jam i pasur si loti, nuk e kam asnjë aktakuzë, nuk mu ka marrë asnjë e drejtë vepruese. I kam të gjitha dokumentacionet nga gjykata. Unë i kam fituar dy parë zgjedhje. Për të gjithë mandatin e shpenzuar, bëhet fjalë për 3 mijë euro të pa mbuluara dhe të cilat janë kthyer”, tha ai. /Insajderi.com