Thaçi ka vizituar Klinikën Infektive ku është parë duke i respektuar udhëzimet shëndetësore.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Klinikën Infektive. Ai në një paraqitje publike me qytetarë para disa dite është parë pa maskë, përderisa IKShPK thotë se MASKA MBETET OBLIGATIVE.
Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar rreth humbjeve që kanë pasur familjet kosovare nga Coronavirusi. Po ashtu ai ka thënë se lutemi që të prekurit nga Coronavirusi të shërohen.
“Ne duhet t’i prijmë vetë betejës kundër pandemisë, me kujdes të shtuar, për veten, për familjet dhe shoqërinë tonë. Mantelbardhët janë heronjtë e vitit 2020. Me punë dhe përkushtim deri në vetëmohim, ata çdo ditë po përballen me këtë situatë tejet të rënduar, për të shpëtuar jetë njerëzish. Mbështetje maksimale për gjithë personelin shëndetësor. Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë betejë dhe lutemi për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Thaçi është parë në oborr të Klinikës Infektive bashkë me drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.
Në fotografi shihen duke u respektuar rekomandimet e IKShPK-së. /Insajderi.com/