U bë deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, reagon Arba Kokalari

U bë deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, reagon Arba Kokalari

Mbesa e Musine Kokalarit, Arba Kokalari u bë shqiptarja e parë që fitoi mandatin e eurodeputetes në Parlamentin Europian. Pas triumfit të djeshëm në Suedi, shqiptarja ka reaguar menjëherë në rrjetin e saj social “Facebook” ku thotë se partia e saj “Moderatorët” arriti të fitonte katër mandate për në PE.

Eurodeputetja Arba Kokalari falënderoi të gjithë votuesit e Moderatorëve, ndërsa mesazh special përçoi kryesisht për mbështetësit e saj.

“Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Evropian! FALEMINDERIT për të gjithë ata që kanë luftuar për Moderatorët dhe mua!”-shkruan ajo.

Zgjedhja e saj si deputete në PE me votat e qytetarëve suedezë është përshëndetur edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Paceolli, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bazsha, të cilët triumfin e Kokalarit e cilësuan si një arritje të madhe për të gjithë shqiptarët, pavarësisht vendeve ku jetojnë.

Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Evropian. Politikania e re është pjesë e partisë së moderuar, fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri