U.D e kryetarit PDK-së: Votimi i Rimëkëmbjes ekonomike vendimi më i rëndësishëm për vitin 2020

U.D e kryetarit PDK-së: Votimi i Rimëkëmbjes ekonomike vendimi më i rëndësishëm për vitin 2020

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është vendimi më i rëndësishëm për vitin 2020.

Përmes një postimi në Facebook ai shtoi se PDK “iu bashkua interesit të popullit”.

“Votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës është vendimi më i rëndësishëm në vitin 2020. PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza”.

Ai citoi Kadri Veselin i cili thoshte se “Ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit”. /Insajderi.com