Enes Muzaqi ka paraqitur dorëheqjen e tij tek bordi i kompanisë Publike “Trepça”.
Ai ushtronte detyrën e kryeshefit të kësaj ndërmarrje.
“Kohët e fundit nuk jam ndier mirë me shëndet dhe kjo është arsyeja e dorëheqjes sime”, tha ai për Klan Kosovën
Ai mohoi që ka pasur presion nga dikush për ta paraqitur dorëheqjen.
“Dorëheqja nuk ka të bëjë me ndonjë presion, sepse unë edhe në të kaluarën kam qenë pjesë e Trepçës. Tash do të kthehem në pozitën që e kam pasur më parë si Drejtor për Hulumtime, Zhvillim dhe Mjedis”. /Insajderi.com