Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, nesër do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e koalicionit NSIMA-AKR nga ora 12:00 dhe me Grupin 6+ duke filluar në ora 13:00.
Këto takime të Osmanit vinë në saje të zhvillimeve të fundit, ku Gjykata Kushtetuese rrëzoi Qeverinë Hoti për shkak të votës së Etem Arifit, i dënuar nga juridiksioni i Kosovës.
Osmani të martën u takua me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, përfaqësuesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashin, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin dhe Besnik Tahirin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Insajderi.com