U.d. i Financave në Telekom jep dorëheqje tre muaj pasi pranoi postin

U.d. i Financave në Telekom jep dorëheqje tre muaj pasi pranoi postin

Ushtruesi i detyrës së zyrtarit kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka thënë dorëheqje nga kjo pozitë tre muaj pasi ka pranuar këtë post, njofton Insajderi.

Lajmin për dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur vetë Kelmendi me anë të një postimi në Facebook, në të cilin ka publikuar një letër njoftuese për dorëheqjen.

Ai ka thënë se është ndier i “shokuar, zhgënjyer dhe i poshtëruar” nga vlerësimi i Bordit të ri të Drejtorëve në këtë ndërmarrje.

Kelmendi tutje është shprehur se bazuar në vlerësimin që ky bord i ka bërë punës së tij, e ka të pamundur të vazhdojë të kryejë atë funksion.

Në letrën e tij, Kelmendi u ka uruar “dështim me misionin dhe qëllimet jo të ndershme” bordit të ri të Telekomit. /Insajderi.com/

Pasi mundohesh me dhene cdo gje nga vetja per tre muaj me radhe, cdo dite te muajt, deri ne oret e vona te mesnates, aq…

Posted by Feim Kelmendi on Thursday, August 6, 2020