U.D kryetarit PDK-së: Gjykata Speciale e ka marrë peng dialogun

U.D kryetarit PDK-së: Gjykata Speciale e ka marrë peng dialogun

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Gjykata Speciale e ka marr peng dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai gjithashtu tha dialogu në formën që është i shërben vetëm Serbisë

 Hoxhaj, deklaroi në RTK se në mënyrën se si është udhëheqë dialogu nga ish qeveria Kurti dhe tani nga kjo Hoti, e kanë marrë peng dialogun dhe e kanë degraduar atë.

“Unë mendoj që Gjykata Speciale e ka marr në peng dialogun. Unë mendoj që vet qeveritë, si ajo Kurti dhe kjo Hoti në mënyrën qysh e kanë udhëheqë dialogun, e kanë marrë peng dialogun. E kanë dëgradu dialogun. Ajo marrëveshja e Washingtonit si draft është negociu nga presidenti Hashim Thaçi dhe e dini që ajo marrëveshje ka pasur të nënshkruhet në qershor.”.

“Dialogu në formën që është i shërben vetëm Serbisë për të hapë dhe të mbyllë kaptina të reja dhe nuk i shërben Kosovës që ta përmyllë shtetndërtimin.”, tha ai. /Insajderi.com