U.D kryetarit të PDK-së: Partia ndodhet para një sfide të rëndë

U.D kryetarit të PDK-së: Partia ndodhet para një sfide të rëndë

Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka falënderuar kryesinë e partisë për besimin që i ka dhënë pas dorëheqjes së Kadri Veselit nga aktiviteti politik në rastin e konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

“Ndërsa unë sot ndjehem i respektuar që Kryesia e partisë më ka besuar detyrën e vështirë dhe të palakueshme të ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë. Besoj se këtë sfidë do ta përballoj me solidaritetin dhe unitetin brenda partisë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, tha Hoxhaj.

Por, ai tha se Kosova dhe PDK po përballen me sfidë të rëndë, njofton Insajderi.

“Kosova sërish ndodhet para një sfide të madhe. Partia Demokratike e Kosovës ndodhet para një sfide të rëndë”.

Krejt kjo situatë pas konfirmimit të aktakuzave nga Dhomat e Specializuara për dyshen Thaçi-Veseli

“Dy udhëheqësit emblematikë të luftës së UÇK-së po përballen me sfidën më të panevojshme e absurde të ngritjes së aktakuzës kundër tyre”, tha Hoxha. /Insajderi.

Postimi i plotë: