U dënua me 30 vite burgim – Enver Sekiraqa akuzohej edhe për zhvatje të këngëtares Adelina Ismaili

U dënua me 30 vite burgim – Enver Sekiraqa akuzohej edhe për zhvatje të këngëtares Adelina Ismaili

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar sot Enver Sekiraqën, me 30 vite burgim për akuzat për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Por, përveç nxitjes për vrasje ndër të tjera është edhe akuza për zhvatjen e këngëtares Adelina Ismaili, shkruan Gazeta Insajderi.

Sekiraqa, thuhet t’i ketë marrë Adelia Ismailit nga 200 e deri në 9 mijë euro. Përveç kësaj, gangsteri Sekiraqa me të cilin ka pasur lidhje dashurie këngëtarja Ismaili, i bënte presion kësaj të fundit me fotografitë.

Pas kësaj, ajo u mor në mbrojtje të afërt nga tash i ndjeri Triumf Riza.

Pikërisht publikimi i fotove komprementuese të këngëtares, thuhet të jetë edhe arsyeja pse ajo ndryshoi dëshminë në gjyq, duke mohuar të gjitha akuzat.

Enver Sekiraqa u dënua sot për herë të dytë me 30 vite heqje lirie.

Sekiraqa fillimisht në vitin 2016 ishte dënuar me 37 vite burgim, mirëpo rasti ndaj tij ishte kthyer në rigjykim.

Sekiraqës do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 30 janarit të vitit 2014./ Insajderi.com