U gjet i vetë-plagosur në Mitrovicë, vdes 48-vjeçari në QKUK

U gjet i vetë-plagosur në Mitrovicë, vdes 48-vjeçari në QKUK

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi ishte vetë-plagosur me armë në fshatin Zjaqë të Mitrovicës.

Viktima është S.H., 48-vjeçar.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë”, ka thënë Zahiti.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë./Insajderi.com