U gjet në ujërat e një pishine në Ferizaj, nëntë vjeçarja vdes në QKUK

U gjet në ujërat e një pishine në Ferizaj, nëntë vjeçarja vdes në QKUK

Një vajzë e moshës nëntë vjeçare nga Ferizaj, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Vajza tashmë e ndjerë, gjatë pasdites të së enjtes, është gjetur në ujërat e njërës prej pishinave të kësaj komune.

Nuk dihet saktë periudha e qëndrimit të saj në ujë, por Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Mehmedali Hajdini për Insajderi.com, ka thënë se pas nxjerrjes nga uji, asaj i është dhënë ndihma e parë nga një mjek i cili kishte qëlluar rastësisht në pishinë.

Fillimisht nëntëvjeçarja ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga dhe policia është njoftuar se ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

“Dje rreth orës 16:00-17:00, në njërën nga pishinat e Komunës së Ferizajt, është gjetur një vajzë e cila ka lindur në vitin 2011, në vendin e ngjarjes derisa është nxjerrë nga pishina ka qëlluar një doktor, i cili edhe ia ka dhënë edhe ndihmën e parë duke ja kthyer frymëmarrjen dhe të rrahurat e zemrës. Më pas është dërguar në QKUK për shkak se ka pirë shumë ujë, ndërsa sot na konfirmuan se nuk ka arritur të bëjë ballë më gjatë dhe ka vdekur. Trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Hajdini. /Insajderi.com/