U gjobitën mbi 4 mijë qytetarë, Haradinaj: Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz

U gjobitën mbi 4 mijë qytetarë, Haradinaj: Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz

“Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë”.

Kështu ka reaguar të enjten, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi Policia ka shqiptuar mbi 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan kufizimet anti-COVID.

“Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të dielën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që të gjobitet çdokush që s’i zbaton masat anti-COVID.

Kjo pasi javëve të fundit është rritur dukshëm numri i vdekjeve dhe infeksioneve të Coronavirusit.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar”, deklaroi Haradinaj.

 

Partia që ai drejton kishte kërkuar që të falen gjobat që qytetarët i kanë marrë shkak i moszbatimit të masave.

Ndëshkimi bazë ligjore e ka ligjin anti-COVID të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Aktualisht në vend janë duke u zbatuar kufizime që përfshinë obligueshmëri e vendosjes së maskës, limiti i punës së gastronomisë, orë policore etj. /Insajderi.com