U godit nga minibusi, vdes një 74-vjeçare në Prizren

U godit nga minibusi, vdes një 74-vjeçare në Prizren

Një 74-vjeçare nga Prizreni ka ndërruar jetë sot, si pasojë e një aksidenti trafiku te ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

Lajmin për Insajderi.com, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili njoftoi se ky aksident ka ndodhur te stacioni i autobusëve.

Krasniqi tutje deklaroi se derisa shoferi i një miniusi ishte duke e parkuar automjetin, e ka goditur gruan e moshuar.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 06:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek stacioni i autobusëve në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa shoferi me vendim të prokurorit të rastit, dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndërruar jetë, kurse shoferi me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka përfunduar Krasniqi. /Insajderi.com/