
Afro 400 kilogramë substancë narkotike të llojit kokainë janë konfiskuar gjatë ditës së sotme në territorin e Kosovës.
Sipas të dhënave të deritanishme thuhet se narkotikët erdhën nga shtetet fqinje si Shqipëria, por që u arritën të ndaloheshin në Lipjan.
Pas kësaj nga Prokuroria e Shtetit kanë bërë të ditur se sonte në ora 19:30 do të mbahet një konferencë për media në të cilën do të bëhen të ditura detajet shtesë lidhur me rastin./Insajderi.com