“U munduan që sharjet ndaj meje t’i lidhnin me fjalën e pakëndshme të Aidës”

“U munduan që sharjet ndaj meje t’i lidhnin me fjalën e pakëndshme të Aidës”

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, ka thënë se sharjet që u bën ndaj tij dikur, janë munduar t’i lidhim me fjalën e pakëndshme të deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti.

Ai ka folur edhe për sharjet që i janë bërë atij kohë më parë, duke thënë se sa për ato, kurrë nuk do të largohej nga PDK-ja. Por ai thotë se këtu ka diçka më shumë sesa sharjet.

Postimi i plotë i Krasniqit:

 

Është mjeshtri ta kontrollosh situatën e dalë jashtë kontrollit!

Sot një medie u përpoq që sharjet që me ishin bërë mua vite më parë t’i lidhte me fjalën e pa kendshme të deputetës Aida.

Nuk mendoj që sharjet prapa shpine janë problemi që meriton trajtuar. Problemi real janë shkaqet e problemet tjera që kanë substancë politike të pakapërcyshme, e të cilat nuk mund të mbulohen me një sharje. Sharja mund të jetë një shkas, që mund të shërbëjë për t’i mbuluar arsyet reale që kanë histori.

Për sharjet tinzare e prapa shpine, që mi kanë bërë, kurrë, kurrë nuk do të ndahesha nga PDK. Se tek e fundit edhe unë mund t’ua futsha një të sharë para sysh! Por, sharjet nuk janë as problemi e as zgjidhja!

Ajo që zakonisht vjen pas sharjeve, është fytyra e vërtetë e çakejve të ndersyer! Që nuk është e lehtë të kontrollohet.

Runu nga kjo pa edukatë e akulturë e komunikimit denigrues në rrjetet jo sociale, (anipse ato quhen sociale), se në fund askush nuk fiton! E më se paku fitojnë qytetarët e Kosovës!

Është mjeshtri e madhe nëse dikush mund ta menagjoj ketë situatë të dalë jashtë kontrollit!

Problemet kanë substancë tjetër! Mediet profesionale duhet ta kerkojnë problemin aty ku ai fshihet!

E përserisë, sharja sido që të jetë, nuk është problemi! /Insajderi.com