U ndanë 15 mijë euro për familjen e Dacit, deputetja e VV-së ka një kërkesë për qeverinë

U ndanë 15 mijë euro për familjen e Dacit, deputetja e VV-së ka një kërkesë për qeverinë

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka kërkuar nga Qeveria që të ndajë nga 15 mijë euro për çdo punëtor që humbi jetën në vendin e punës.

Qeveria Haradinaj këtë javë ka ndarë shifrën prej 15 mijë eurosh për familjen e zëvendësministrit të diasporës, Arian Dacit, i cili humbi jetën tragjikisht nga një ortek në Brezovicë. Arian Daci ishte djali i akademik Nexhat Dacit.

“Qeveria në emër të barazisë sociale (inekzistente), me urgjencë të merr vendim për ndarje të ndihmës materiale (nga 15 000 euro), për të gjitha familjet e punëtorëve që humbën jetën në vend të punës, si pasojë e mosrespektimit të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë nga ana e punëdhënësve”, ka shkruar ajo