U ndje keq gjatë mësimit, ndërron jetë 19 vjeçari shqiptar në Itali

U ndje keq gjatë mësimit, ndërron jetë 19 vjeçari shqiptar në Itali

Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi raportohet se u ndje keq dhe pati shqetësime gjatë orës së mësimit.

Bëhet fjalë për të ndjerin Osvaldo Kenga, banues në San Vito Lo Capo, i cili ishte student i Institutit të Hoteleve në Erice.
Kenga ndodhej në klasë kur krejt papritur nisi të ndjente dhimbje në kokë, fyt dhe qafë. I riu telefonoi të afërmit të cilët e dërguan për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ai nuk mundi dot të mbijetonte.

Pas lajmit tragjik, kryetari i bashkisë, Giuseppe Peraino i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së të riut:

“Unë dhe administrata bashkiake shprehin ngushëllimet tona dhe jemi pranë familjes Kenga për vdekjen e papritur të djalit të tyre Osvaldo, i njohur si Aldo. Një djalë i pëlqyer shumë nga të gjithë, i integruar në mënyrë të përsosur në strukturën sociale të komunitetit Macari, ku kishte jetuar për disa vite me familjen e tij dhe ku ai punoi si kamerier gjatë verës”.

Nga ana e tyre, pjesëtarët e familjes së djalit, dhe miqtë e tij kërkojnë të dinë se çfarë mund të ketë shkaktuar një vdekje kaq të papritur. Do jenë rezultatet e autopsisë ato që do të zbardhin të vërtetën