“U prehsh në paqe, doktor!”, ngushëllon Limaj

“U prehsh në paqe, doktor!”, ngushëllon Limaj

Ngushëllimet për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, nuk kanë munguar as nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili kishte bashkëpunuar ngushtë më të gjatë kohës sa ishin në PDK, ka thënë se vdekja e tij është humbje e madhe për vendin.

“Me pikëllim të madh mora lajmin e ndarjes së hershme nga jeta të mikut tim, ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi. Ndarja e parakohshme nga jeta e doktorit, është një humbje e madhe dhe pakompensueshme për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e tij”, ka shkruar Limaj.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e tij.

“Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën, shpreh ngushëllimet më të thella familjes së doktorit të ndjerë, Bajram Rexhepi. U prehsh në paqe, doktor!”, ka shkruar më tej Limaj./Insajderi.com