U prezantua rrejshëm si zyrtar policor – arrestohet një person në Prizren

U prezantua rrejshëm si zyrtar policor – arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar mbrëmë pas mesnatës në Prizren pasi ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, njofton Insajderi.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e tyre 24-orësh.

Fillimisht i dyshuari ishte prezantuar si zyrtar policor me rroba civile, e pastaj në stacionin policor kishte fyer e penguar zyrtarët policorë.

“Prizren 05.10.2020 – 01:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht është prezantuar si zyrtar policor në rroba civile, e me pas në Stacion policor ka fyer e penguar zyrtarët tjerë policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Insajderi.com