Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka reaguar pas raportimit në KTV se është larguar nga kjo pozitë për shkak se e kishte paraqitur Kosovën si shtet islamik.
Në një postim në facebook ish-deputetja e Kuvendit, ka thënë se kjo është gënjeshtër.
Madje ajo ka hedhur akuza në drejtim të mediumit në fjalë, dhe ka ftuar për reagim edhe Ministrinë e Jashtme.
Postimi i plotë:
Genjeshtra e ulet e KTV
KTV sonte beri shpifjen me te ulet ndaj meje qe eshte bere ndonjehere.
Duke shpikur nje burim anonim ne MPj se gjoja une e paskam “paraqitur Kosoven si shtet islamik”. Ku i keni faktet????
E pabesueshme gjithe kjo urrejtje ndaj meje e Flaka Surroit dhe medias se saj!
Ka dy vjet qe ben fushate shpifjesh te qellimshme pa asnje fakt.
Agjenden e tyre dhe “burimin anonim” ka vetem nje menyre per ta ndalur: gjykata!!
Po keshtu e ftoj publikisht MPJ-ne te reagoje ndaj shpifjes.