Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot është raportuar se ka vdekur një person, punëtor i Postës së Kosovës, por vetë kompania ka mohuar këtë lajm duke njoftuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Në një njoftim nga posta për mediat thuhet se s’ka pasur rast të vdekjes në Postë.
“Sqarojmë mediat dhe publikun e gjerë, se në ndërmarrjen publike, Posta e Kosovës Sh.A., nuk ka pasur rast të vdekjes së punonjësit, siç është raportuar sot në media”.
Ndërsa policia e Kosovës në raportin njëzetekatërorësh shkruan se ditën e djeshme ka ndodhur një rast i vdekjes së dyshimtë në Prishtinë, por nuk precizohet lokacioni.
Vetëm thuhet se “në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”./Insajderi.com