Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka demantuar raportimet se njëri nga dy zyrtarët rusë të shpallur “non-grata” po qëndron në Prishtinë.
Ai përmes një postimi në Twittër, ka treguar se personi në fotografi nuk është Denis Vengerskii.
“Dezinformatë: Personi në foto është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtaret e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kane lëshuar territorin e Republikës se Kosovës brenda 24 orëve nga shpallja persona non grata”, ka shkruar ai.
Kosova kishte vendosur që dy zyrtarë rusë t’i shpall “non-grata”.
Në arsyetim thuhej se “ata cenonin seriozisht sigurinë kombëtare”.
Ndaj këtij vendimi reagoi edhe Kremlini zyrtar.
Rusia është një nga shtetet që ende nuk e ka njohur Kosovën.
Madje, për shkak të Vetos është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /Isnajderi.com