U raportua se një nga zyrtarët rusë të shpallur “non-grata” gjendet në Prishtinë, reagon presidenca

U raportua se një nga zyrtarët rusë të shpallur “non-grata” gjendet në Prishtinë, reagon presidenca

Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka demantuar raportimet se njëri nga dy zyrtarët rusë të shpallur “non-grata” po qëndron në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në Twittër, ka treguar se personi në fotografi nuk është Denis Vengerskii.

“Dezinformatë: Personi në foto është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtaret e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kane lëshuar territorin e Republikës se Kosovës brenda 24 orëve nga shpallja persona non grata”, ka shkruar ai.

Kosova kishte vendosur që dy zyrtarë rusë t’i shpall “non-grata”.

Në arsyetim thuhej se “ata cenonin seriozisht sigurinë kombëtare”.

Ndaj këtij vendimi reagoi edhe Kremlini zyrtar.

Sipas tyre, vendimet e Kosovës nuk kanë fuqi juridike ndërkombëtare.

Rusia është një nga shtetet që ende nuk e ka njohur Kosovën.

Madje, për shkak të Vetos është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /Isnajderi.com