U raportua se “pagoi për shërbime seksuale”, Haxhi Avdyli do të ngrisë padi

U raportua se “pagoi për shërbime seksuale”, Haxhi Avdyli do të ngrisë padi

U tha se “ka paguar 500 euro për shërbime seksuale”, por deputeti i legjislacionit të fundit, Haxhi Avdyli, do ta padisë median “raportuese”.

Avdyli, ka mohuar kategorikisht të jetë i përfshirë në një akt të tillë, njofton Insajderi.

“Portali i Avokatit te Isa Mustafës dhe grupit te Prontos, Besnik Berisha, s’do kisha besuar që do binte kaq poshtë me këto shpifje dhe sajime fantastiko-shkencore. Sidoqoftë të tmerruar nga fundi i tyre politik nga vullneti qytetarëve edhe priten këto “fake neës” apo sajime te ulëta. Mund ta quaj e ulët, e pamoralshme dhe goditje e ulët nga ana avokatit, që në kohë zgjedhjesh bëjnë këso sajime dhe për këtë do bëj denoncim ne gjyq”, tha ai për Indeksonline.

Sipas raportimit, “një burrë po detyronte gruan e tij t’iu ofronte burrave të tjerë shërbim seksual në këmbim të parave”, aty përmendet edhe Haxhi Avdyli,  i përfshirë në iniciativën e Vjosa Osmanit, “Guxo”.

Por, ai menjëherë e ka dematuar dhe tashmë po përgatitet për ngritje të padisë. /Insajderi.com