U raportua se u takuan Kurti – Mustafa, flet Lutfi Haziri

U raportua se u takuan Kurti – Mustafa, flet Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),  Lutfi Haziri ka thënë se nuk ka takim në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Haziri shkruar ka thënë se nuk ka takim në mes të Kurtit dhe Mustafës.

“Jo, jo s’ka takim, nuk besoj se ka takim”, ka thënë Haziri për Insajderin.

Takimet në mes Kurtit dhe Mustafa deri tash nuk kanë shënuar ndonjë rezultat. Ata vazhdimisht gjatë takimeve të tyre janë pajtuar vetëm për të vazhduar bisedimet me njëri-tjetrin.

Sipas deklaratave të dy partive, ka kohë që ato janë pajtuar për programin qeverisëse, mirëpo është posti i presidentit ai i cili po vonon marrëveshjen e tyre, pasi që LDK-ja është duke e kërkuar atë.

Ndërkohë kujtojmë që kanë mbetur edhe dy ditë para seancës konstituive. /Insajderi.com