U raportua si i zhdukur për një muaj – gjendet e vdekur në Prishtinë

U raportua si i zhdukur për një muaj – gjendet e vdekur në Prishtinë

Ka vdekur një person i cili kohë më parë ishte raportuar si i zhdukur, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj 24-orësh, se trupi i pajetë i viktimës është gjetur mbi një muaj pas zhdukjes së tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. 1 Tetori, Prishtinë 31.08.2020-17:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 02.10.2020 është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar i cili kohë më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com