U raportuan të zhdukur, motër e vëlla gjenden në Prizren

U raportuan të zhdukur, motër e vëlla gjenden në Prizren

Dy fëmijë nga Rahoveci, të cilët nga babai i tyre ishin raportuar në polici si të zhdukur, janë gjetur në Prizren.

Vjazën dhe djalin, të moshës 13 dhe 14 vjeç, i ka gjetur xhaxhai i tyre në lagjen “Bazhdarhane”.

Kështu kanë bërë të ditur për Insajderi-n nga Policia Rajonale e Gjakovës.

“Duke shëtitur në Prizren i ka gjet xhaxhai i tyre rreth orës 20:00 në lagjen Bazhdarhane. Ai i ka kthyer fëmijët në shtëpi. Gjendja e tyre është e mirë”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, për zhdukjen e tyre policia njoftoi përmes raportit 24 roësh të mërkurën.

“PERSONA TE ZHDUKUR/ Fsh.Vranjak,Rahovec, 23.02.2021-18:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij djalë dhe vajzë  janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhej në raport./Insajderi.com