Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se Arben Vitia ka ftuar të martën për takim krerët e institucioneve shëndetësore.
Masat e reja pritet të jenë çështje diskutimi në këtë takim.
Të martën u regjistruan plotë 1 mijë e 765 infeksione të reja.
“Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”, thuhet në njoftim.
Qeveria javë më parë ashpërsoi masat anti-COVID, ku me rikthyen maskat nëpër institucione dhe hyrja në dasma e klube të natës nga data 20 gusht do të bëhet vetëm me dëshmi për vaksinim ose testin COVID-19.
Qeveria e Kosovës nuk ka përjashtuar mundësinë që masat të ashpërsohen edhe më tutje.
Ndërkohë, MSH po iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi sipas tyre “variant delta shpërndahet shumë më shpejtë”. /Insajderi.com