Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, është deklaruar në lidhje me aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë në komunën e Kamenicës dhe rajone të tjera, njofton Insajderi.
Maloku tha se në Karaçevë janë rrënuar të gjitha kazinot dhe se nga ky aksion janë arrestuar 35 persona të dyshimtë, ku prej tyre 12 ishin pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ai gjatë konferencës për media, ka njoftuar se janë konfiskuar edhe një sërë materiale të dyshimta.
“Prokuroria Themelore në Gjilan pas një hetimi te gjatë gati 1 vjecar është realizuar aksion në këtë pjesë të Kosovës konkretisht në fshatin Karaçeve komuna e Kamemicës si dhe të rajonin e Prishtinës dhe rajome të tjera. Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar prej tyre 12 zyrtarë policor komtrabandist e pronarë të kazinove. Gjatë aksionjt janë rrënuar të gjitha kazinor që kanë vepruar në atë pjesë dhe janë konfiskuar gjë sende të ndrysjem ssi që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e tyre”, tha ai.
Mbrëmë, Policia e Kosovës, Inspektorati Policor dhe agjencitë tjera bashkëpunuese kanë ekzekutuar urdhërkontrolle në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, në rajonin e Prishtinës dhe lokacione tjera. /Insajderi.com