U shkarkua nga pozita, ministri Beqaj tregon nëse do të largohet nga PDK

U shkarkua nga pozita, ministri Beqaj tregon nëse do të largohet nga PDK

Ministri në largim i Inovacionit, Besim Beqaj, ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ndonëse një vendim i kryetarit të partisë, Kadri Veseli, e shkarkoi atë nga pozita e ministrit.

Gjatë një konference për media të mbajtur në Prishtinë të enjten, Beqaj u shpreh se vendimet e ndërmarra nga kryetari i partisë “duhet të jetësohen”.

Ai tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së.

“Pasi që thash në PDK janë marrë disa vendime që duhet të jetësohen deri në fund. Unë do të vazhdoj të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës”, deklaroi Beqaj. /Insajderi.com