U solidarizua me Kosovën pas aksidentit tragjik, ish-kryeministrja kroate “tmerrohet” nga komentet e serbëve

U solidarizua me Kosovën pas aksidentit tragjik, ish-kryeministrja kroate “tmerrohet” nga komentet e serbëve

“Zemrat tona janë me Kosovën”, ishte postimi i ish-kryeministres kroate, Jadranka Kosor, në Twitter, i cili mori dhjetëra komente negative nga serbë me profile të rrejshme, njofton Insajderi.

Ndaj këtyre komenteve ka reaguar Kosor, e cila ka shkruar se “frikësohem nga kjo urrejtje”.

“Zot i madh, sa shumë komente negative në postimin tim se si zemrat tona janë me Kosovën. Aq tragjedi e madhe, njerëz të vdekur, familje të zhytura në vaj, e këto fakte te shumë njerëz nuk kanë nxitur as edhe një grimcë keqardhje. Frikësohem nga kjo urrejtje”, ka shkruar ajo në Twitter.

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar të dielën në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe mbi 40 tjerë u dërguan për hospitalizim.

Autobusi që po vinte nga Gjermania, transportonte qytetarë nga Kosova, ku në një moment shoferin e kishte zënë gjumi duke bërë që të humb kontrollin mbi mjetin dhe të shkaktojë aksident me fatalitet./Insajderi.com