U sulmuan edhe gazetarë tjerë në Kuvendin e Maqedonisë mbrëmë

U sulmuan edhe gazetarë tjerë në Kuvendin e Maqedonisë mbrëmë

Ndër gazetarët tjerë të sulmuar, gazetarja e Radio Evropa e Lirë dhe kameramani i Makfaks, nga informata të deritanishme, mbrëmë janë sulmuar nga protestuesit e dhunshëm në një ndër hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë, të cilët ishin duke kryer punën e tyre.

Sipas informacionit të redaksisë të REL, sulmuesi i punësuar në institucionin shtetëror dhe lidhur me OBRM-PDUKM (i njohur mirë nga redaksia) së pari e ka marrë kamerën nga gazetarja dhe më pas e ka thyer.

Përveç pajisjeve të thyera, më pas ajo është goditur pas shpine nga protestuesit. Po ashtu edhe kameramani i Makfaks është lënduar në incidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Kuvend.

Nga Makfaks thonë se kameramani është në spital. Ka lëndime, tronditje në tru nga goditjet. Kameramani i ka vetëm 21-vjet dhe vetë e ka kryer punën e tij./telegrafi/