Burime bëjnë me dije se në kuadër të aksionit kundër informalitetit, po kontrollohet në detaje dokumentacioni i hotelit, që nga leja e ndërtimit deri te dokumentet mbi detyrimet që ky subjekt duhet t’i paguajë shtetit.

Ndërkaq pas ngjarjes së rëndë, turistët spanjollë të cilët patën një takim të posaçëm me ministrin e Turizmit Blendi Klosi duket se nuk e kanë braktisur Shqipërinë. Mësohet se ata kanë vazhduar udhëtimin në Jug dhe kanë shijuar bukuritë e bregut për të cilat kishin ardhur deri në Shqipëri.

Ata u shprehën se ky rast i izoluar nuk duhet te eklipsojë bukuritë e Shqipërisë, të cilat janë të shumta dhe ende të pazbuluara. Turistët pasi kaluan momentet e frikës ende ndodhen në rivierën shqiptare duke shijuar pushimet e tyre në resortet e shumtë që ofron Shqipëria real e turizmit të vërtetë. Ata u shprehën se ndihem mirë që reagimi ndaj incidentit të tyre ishte i menjëhershëm duke theksuar se nuk do të kenë drojë ta zgjedhin sërish Shqipërisë si destinacion të tyre për të pushuar.