
Bordi i Përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, i emëruar nga Qeveria në detyrë e Kosovës javën e kaluar, ka shkarkuar nga detyra tre zyrtarë të ndërmarrjes, përfshirë edhe zyrtarin financiar, Sokol Durakun.
Duraku në një intervistë për intervistë për InDoks, ka thënë se këto shkarkime janë më ngjyra politike.
“Nëse më lejon për periudhën e këtij menaxhmentin që e ka shkarkuar ky bord, jemi duke folur për një periudhë 3-4 vjeçare ku “Ujësjellesi” ka pasur rritje 5 milionë euro, është bërë shlyrja e kredive ndaj bankës gjermane, mbi 13 milionë, asnjëherë nuk është bërë barrë e qeverisë për të kërkuar subvencione apo grantë. Bordi në mënyrë më të keqe, të shkelur për ndërmarrje publike, në mënyrë më flagrantë e mafioze bashkë më ministrinë kanë ardhë e kanë bërë shkarkime më keq”, ka thënë Duraku/InsajderiIndoks