U tha se “mori pagë pa shkuar në punë”, reagon Mustafa

U tha se “mori pagë pa shkuar në punë”, reagon Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me pretendimet se ai “ka marrë pagë nga Universiteti i Prishtinës duke mos shkuar asnjë ditë në punë”.

Profesori në Fakultetin Ekonomik, tha se kjo ka qenë një “fushatë e qëllimshme” kundër tij. Ai përmendi një media dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcin, që sipas kryetarit të LDK-së, “dezinformuan opinionin”.

“Bartës të kësaj fushate denigruese ishte Gazeta Blic dhe deputeti i VV, Mefail Bajçinovci. Nga ky i fundit u akuzova se e kam zhvatur buxhetin e Kosovës”. tha Mustafa.

Ndërsa, Universiteti i Prishtinës të dielen ka reaguar duke deklaruar që, “Mustafa nuk ka marrë pagë nga UP se nga viti 2016”.

“Falënderoj UP “Hasan Prishtina” për sqarimin dhe informimin e drejtë të opinionit”, shtoi Mustafa. /Insajderi.com

Postimi i plotë:

Dje qytetarët tanë u dezinformua se unë, si ish Kryeministër i Republikës së Kosovës, në cilësinë e profesorit të…

Gepostet von Isa Mustafa am Sonntag, 11. Oktober 2020