U torturua dhe u hodh e lidhur me litar, kush është gruaja që u vra nga nipi i burrit

U torturua dhe u hodh e lidhur me litar, kush është gruaja që u vra nga nipi i burrit

Sot është gjetur e vdekur, Drita Saliaj, gruaja e cila ishte vitkimë e një grabitje me dhunë. Saliaj ishte 51 vjeçe, por jeta e saj u ndërpre në mes, pasi nipi i burrit të saj së bashku me dy shokë  shkuan për ta grabitur, por e dhunuan, e lidhën dhe e hodhën në një rezervuar duke e mbytur.

Ngjarja horror ndodhi në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku sot ka mbërritur bashkëshorti i saj dhe fëmijët dhe do të zhvillohet ceremonia mortore.

Krimi i rëndë ka tronditur dje Mallakastrën. 3 të rinj kanë grabitur, dhunuar dhe më pas kanë mbytur një 50-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të arrèstuar dhe në dëshminë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Një prej të rinjve 16 vjeçari, L. Saliaj, ishte nipi i burrit të saj. Policia ka reaguar për ngjajren dhe shkruan se  ngjarja është zbardhur në kohë rekord.